Republika e Kosoves

Klinë

NË KLINË U HAP PANAIRI I PRODUKTEVE VENDORE

2019/06/07 - 11:27

Dje, në Klinë, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Festivalit Folklorik, “I këndojmë lirisë”, që organizohet nga komuna e Klinës për nderë të Komandantit të UÇK-së, Mujë Krasniqit, u bë hapja e Panairit të produkteve vendore.

Hapjen e kësaj ngjarje e kanë bërë kryetari i komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Klinës, Naser Morina.

Kryetari Elezaj u shpreh i lumtur me fillimin e këtij panairi që i ndihmon pronarët që të zhvillojnë bizneset e tyre dhe theksoi se institucionet e po ashtu edhe qytetarët duhet të i mbështesin prodhuesit vendor.

“Ky panair është një mundësi shumë e mirë për prodhuesit, që të i ekspozojnë për tri ditë rresht prodhimet e tyre, e po ashtu edhe për qytetarët që të njoftohen me prodhimet vendore.

Është shumë me rëndësi për prodhuesit vendor që qytetarët të blejnë produkte që prodhohen nga sipërmarrës lokal”, tha kryetari i komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj.

Ky panair do të jetë i hapur tri ditë, më datë 6,7 dhe 8 qershor, ndërsa prodhuesit mund t`i ekspozojnë produktet e tyre.