Republika e Kosoves

Klinë

Në Klinë u mbajt “Olimpiada Matematike e Kosovës 2021” në nivel lokal

2021/02/21 - 12:43

Sot, nën organizimin e Drejtorisë së Arsimit në Klinë në bashkëpunim me mësimdhënës të matematikës nga Komuna e Klinës, është mbajtur “Olimpiada Matematike e Kosovës 2021” në nivel lokal, ku kanë marrur pjesë nxënësit e klasave IX, X, XI, XII.

Kjo garë u mbajt në shkollën fillore të mesme të ulët “Motrat Qiriazi”, ndërsa kanë marrur pjesë 40 nxënës.

Drejtori i Arsimit, z. Enver Gashi, duke iu dëshiruar sukses pjesëmarrësve, ka njoftuar se nxënësit fitues do të marrin pjesë në garat nacionale, që do të mbahen më 27 shkurt 2021.