Republika e Kosoves

Klinë

NË KLINË U MBAJT TESTI I ARRITSHMËRISË

2021/05/28 - 2:44

Sot, nën organizimin e MASH dhe DKA, duke respektuar masat anti COVID-19, në Klinë është mbajtur testi i arritshmërisë për nxënësit e klasave të IX-ta

Sipas planifikimit në testim kanë marrur pjesë 608 nxënës të ndarë në tri qendra testimi:

Qendra numër 1 në SH.F.M.U. ”Motrat Qiriazi” në Klinë, me 159 nxënës.

Qendra numër 2 në shkollën e mesme profesionale ”Fehmi Agani” në Klinë,  me 227 nxënës nxënës.

Qendra numër 3 në SH.F.M.U. ”Ismet Rraci” në Klinë, me 222 nxënës.

Administrimi i testit është bërë nga  mësimdhënësit klasorë, parafillorë dhe mësimdhënës të artit, muzikës dhe edukatës fizike. Po ashtu, gjatë testimit kanë marrur pjesë edhe nga një mbikëqyrës, mësimdhënës të klasave VI-IX.

Testi i arritshmërisë matë njohuritë dhe shkathtësitë e nxënësve dhe nuk ka prag kalueshmërie. Pikët e fituara nga testi shërbejnë për orientim dhe kategorizim në regjistrimin e klasës së dhjetë.