Republika e Kosoves

Klinë

Në Klinë u mbajt turniri i boksit për nderë të dëshmorëve të Gllarevës

2021/10/05 - 4:52

Klubi i Boksit “Dukagjini” në Klinë, në bashkëpunim me Federatën e Boksit të Kosovës dhe Komunën e Klinës, përkatësisht Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, organizuan turnirin memorial në boks për nderë të tre dëshmorëve të të kombit, Sylë, Idriz dhe Milazim Balaj.

Të pranishëm në këtë turnir ishte edhe Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, komandant i Policisë në Klinë, z. Ragip Bytyqi, drejtorë të drejtorive, përfaqësues të organizatave të dalura nga lufta me seli në Prishtinë dhe dega në Klinë, ekipe pjesëmarrëse nga gjithë Republika e Kosovës dhe mysafir special ekipi nga Kumanova.
KB “Dukagjini”, në rolin e organizatorit ndau mirënjohje për familjarët e dëshmorëve, kryetarin Elezaj dhe të tjerë.

Kryetari Elezaj në fjalën e tij është shprehur i kënaqur që Klina ka pasur nderin të organizojë një ngjarje të tillë kaq të mrekullueshme të boksit dhe theksoi se aktivitete të tilla do t`i mbështesim çdo herë.

Për ekipet pjesëmarrëse në fund u ndanë kupa dhe medalje.