Republika e Kosoves

Klinë

Në Klinë vazhdon mbjellja e fidanëve

2019/05/08 - 4:13

Sot, në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe”, nga Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, është bërë mbjellja e 200 fidanëve të llojit pishë.

Në fillimin e punimeve ka marrë pjesë kryetari i komunës së Klinës bashkë me bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta.

Me këtë rast, kryetari Elezaj theksoi se institucionet duhet të përkujdesën në mënyrë të veçantë për ata që sakrifikuan çdo gjë për lirinë e vendit. Po ashtu, ai tha se synojmë që brenda vitit të fillojmë me projektin për përkujdesjen për varrezat në tërë komunën e Klinës.

Ky projekt nga Komuna e Klinës do të vazhdojë gjatë tërë vitit edhe me mbjelljen e 300 fidanëve të tjera në lokacione të ndryshme.