Republika e Kosoves

Klinë

Në Klinë vazhduan aktivitetet për shënimin e 28 nëntorit

2021/11/28 - 9:38

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës ka vazhduar mbajtja e aktiviteteve për nderë të 28 nëntorit, Ditë së Flamurit.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport organizoi promovimin e tre vëllimeve të librave të autorit Rrustem Berisha, me titull “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800- 1999”.
Për librin ligjëruan Prof. Prend Buzhala dhe Imer Pantina, ndërsa diskutuan Rexhep Dedushaj dhe Sadik Maxharaj.

Me një fjalë rasti, këtë aktivitet e përshëndeti përzemërsisht edhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Skender Merturi.

Gjatë këtij aktiviteti u realizuan edhe disa pika artistike, ku Adriatik Vishaj recioi “Poemin kosovar” të Mitrush Kutelit, Sara Grabanica një poezi të Dritëro Agollit, kurse aktori Rrustem Latifi deklamoi një pjesë nga libri.

Në fund, autori i librit Rrustem R. Berisha, përpos falënderimeve të shqiptarëve në SHBA që ndihmuan në botimin e këtij libri, gjithashtu dha mesazhin që institucionet të përkujdesen për botime të tilla të cilat ruajnë dhe japin fakte për të kaluarën e lavdishme të vendit tonë.

Janë realizuar edhe aktivitete tjera në shënimin e kësaj dite: turniri në shah, turniri i moshave të vogla në basketboll, ndeshja në futboll mes veteranëve të UÇK-së dhe QKMF-së dhe aktiviteti i çiklizmit.