Republika e Kosoves

Klinë

Në Komunën e Klinës u mbajt takim informativ i organizuar nga SIA

2018/09/14 - 2:23

Në sallën e Kuvendit Komunal të Komunës së Klinës është mbajtur sot takim informativ i organizuar nga Sektori i Inspektoratit të Arsimit, Pejë. Qëllimi i këtij takim ishte diskutimi  rreth procesit të vlerësimit të përformancës së mësimdhënësve.

Të pranishëm në këtë takim përveç drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Klinë, Arben Limanaj ishin edhe drejtorë,

zëvendësdrejtorë të shkollave si dhe koordinatorët e cilësisë nga fusha e arsimit.

Me këtë rast gjatë këtij takimi drejtori Limanaj u shpreh se komuna do tu jep mbështetje maksimale institucioneve arsimore, si dhe deklaroi për vazhdim të bashkëpunimit të ndërsjellët ne mes të dy institucioneve.