Republika e Kosoves

Klinë

Në Komunën e Klinës u mbajt trajnimi “Përgatitja e bletëve për dimër”

2018/08/07 - 2:25

Drejtoria e Bujqësisë në bashkëpunim me departamentin e shërbimeve këshillimore në nivel te Ministrisë  së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural mbajtën trajnimin e radhës për bletarë me temë: Përgatitja e bletëve për dimër.

Ky trajnim zgjoi interes për bletarët pasi që  është një fenomen që siguron vazhdimësinë e jetës për familjen e bletës.

Ligjërata e mbajtur i ka  inkurajuar të bletarët  që  të merren sa më shumë  me kultivimin e bletarisë.  Në këtë ligjëratë kontribut dhanë edhe pjesëmarrësit –bletarët e komunës së Klinës, të cilët me pyetje dhe me vlerësimet e tyre për teknikat e bletarisë pasuruan këtë takim mjafte frytdhënës.