Republika e Kosoves

Klinë

Në Krushevë të Vogël vazhdojnë punimet për asfaltimin e rrugëve dhe kanalit për mbrojtje nga ujërat atmosferik

2021/08/22 - 11:41

Në fshatin Krushevë të Vogël po vazhdojnë punimet për asfaltimin e rrugëve dhe kanalit për mbrojtje nga ujërat atmosferik, projekt ky i financuar nga Komuna e Klinës.
Realizimin e punimeve sot e ka përcjellur nga afër Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Administratës, z. Binak Sylaj.
Më këtë rast, kryetari Elezaj ka uruar banorët për fillimin e punimeve dhe ka theksuar se do të vazhdojnë me implementimin edhe të projekteve të tjera të nevojshme, me qëllim të përmbushjes së kërkesave të qytetarëve.
Elezaj ka thënë se edhe në fshatra tjera po vazhdojnë punimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, shtrirjen e rrjetit të kanalizimit, ujësjellësit e projekte tjera që ndikojnë në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve.