Republika e Kosoves

Klinë

NË NDËRRIM TË MOTMOTEVE, KRYETARI ELEZAJ, KA VIZITUAR  POLICINË, QKMF-në DHE NJËSINË E ZJARRFIKËSVE NË KLINË

2019/01/01 - 12:49

Në orët e vona të natës së ndërrimit të motmoteve, kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga stafi i tij udhëheqës të Ekzekutivit të Komunës, ka vizituar Policinë e Kosovës në Klinë, punëtorët shëndetësorë, të cilët gjenden në orarin e kujdestarisë në QKMF   “Nënë Tereza” dhe Njësinë e zjarrfikësve në Klinë.

Kryetari Elezaj ka uruar stafin kujdestar në këto tre qendra institucionale të Komunës së Klinës, duke iu uruar Vitin e Ri 2019, njëheresh ka falenderuar punonjësit e këtyre shërbimeve që në këtë natë feste të ndërrimit të motmotove janë në shërbim të qytetarëve të kësaj komune dhe detyrat e punës po i kryejnë me përgjegjësinë më të madhe.

Në anën tjetër, punëtorët e këtyre tre institucioneve kanë falenderuar kryetarin Elezaj dhe stafin e tij për vizitën e bërë dhe përkujdesin e treguar  në këtë natë të ndërrimit të motmoteve.