Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Enver Berisha, kanë vizituar sot fshatin Përçevë, ku pas rregullimit të rrjetit të ndriçimit publik ka filluar edhe projekti për rregullimin e trotuarit, një investim tjetër i rëndësishëm nga buxheti komunal që rritë sigurinë për këmbësorët, veçanërisht për nxënësit.