Republika e Kosoves

Klinë

Në pesë shkolla të Klinës planifikohen të investohet në Energji

2018/04/12 - 2:09

Kryetari , Zenun  Elezaj, është takuar me Kryeshefin nga Agjensioni për Eficinecë të Energjisë, Arsim Koliqin , nga MAPL-së , Sami Isufi dhe  Maliq Pireci nga Giz-i Gjerman. Gjatë këtij takimi kryetari është informuar lidhur me projektet që priten të realizohen në Komunën e Klinës nga Agjensioni për Eficiencë dhe Giz-i Gjerman.

Sipas përfaqësuesve  të AEE-Së është paraparë,  që brenda këtij viti të investohet në parimet e Eficincës së Energjisë në pesë shkolla.

Ndërsa , projekti tjetër , cili do të financohet dhe implementohet nga Giz-i,  fokusohet në krijimin e sistemit për menaxhimin e energjisë, ngritjen e kapaciteteve të zyrtareve komunal , Hartimin e Planit të Veprimit si dhe pajisje me softuer për komunën, për vendosjen e të dhënave për Eficinecë të Energjisë

Kryetari Elezaj, është shprehur se : pasi që është një lëmi e re  e cila donë shumë përkushtim, së pari ju falënderoj për bashkëpunim dhe me shprese që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen.