Republika e Kosoves

Klinë

Në Pograxhë të Klinës, Zyrtarisht filluan punimet në asfaltimin e dy rrugëve

2018/04/16 - 2:10

Kryetari Elezaj: Qytetarëve do t’u krijojmë kushte më të favorshme infrastrukturore

Sot kanë nisur punimet në asfaltimin e dy rrugëve të fshatit Pograxhë  të Komunës së Klinës, rrugë kjo e cila do të krijojë lehtësi dhe kushte tepër komode në lëvizje për më shumë familje të këtij fshati.

Me rastin e fillimit të këtyre punimeve, morën pjesë kryetari, i Komunës, Zenun Elezaj, nënkryetari Besim Hoti dhe drejtori për Urbanizëm Lorenc Marleku.

Kryetari Elezaj, shprehu kënaqësinë me fillimin e punimeve të këtij projekti shumë të rëndësishme për banorët e këtyre dy lagjeve të këtij fshati.

“Përpjekjet e qeverisë komunale në ngritjen e mirëqenies dhe të cilësisë së jetës së qytetarëve të saj do të jenë të vazhdueshme, sepse qytetari ynë meriton kushte më të mira infrastrukturore dhe një jetë  më cilësore”, është shprehur ndër të tjera kryetari Elezaj.

Banorët e këtij fshati iu gëzuan këtyre projekteve, po ashtu falënderuan pushtetin komunal, sepse   sipas  tyre, kjo rrugë çdo herë pas reshjeve bëhej e pakalueshme, e sidomos për fëmijët që vijonin mësimet në shkollën e Jashanicës.

Rruga ka një gjatësi prej 2.200 metra, ndërsa realizimi i këtij projekti do të kushtojë  99.683,00 euro. Punimet i e asfaltimit të këtyre rrugëve do të kryhen nga “Benita Company” dhe pritet që të përfundojnë brenda 100 ditëve.