Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Klinë

NË POTERQ, DRENOC E DUGAJEVË PO PËRMBYLLET PROJEKTI PËR ASFALTIMIN E RRUGËVE DHE SHTRIRJEN E RRJETIT TË KANALIZIMIT

2022/11/22 - 2:22

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Enver Berisha, kanë vizituar fshatrat Poterq, Dugajevë dhe Drenoc, ku tashmë punimet për asfaltimin e rrugëve lokale dhe shtrirjen e rreth 1.8km rrjet të kanalizimit janë në fazën finale, projekt që ka një kosto prej rreth 80 mijë euro.
Në të njëjtën kohë, në Poterq të Epërm po vazhdon puna për pastrimin e kanaleve të reshjeve atmosferike, një projekt tjetër shumë i rëndësishëm.
“Megjithëse e shtuna është ditë vikendi ne po vazhdojmë me realizimin dhe përmbylljen e projekteve të ndryshme infrastrukturore në disa fshatra të Klinës” – ka thënë Elezaj.