Republika e Kosoves

Klinë

Në Resnik fillon ndërtimi i rrjetit të kanalizimit

2019/04/12 - 3:43

Sot, në fshatin Resnik,  kanë filluar punimet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit.

Në fillimin e punimeve i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës, prof. dr. Zenun Elezaj, i cili u shpreh i lumtur për fillimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për mirëqenien qytetare dhe për mbrojtjen e mjedisit.
kryetari Elezaj po ashtu kërkoi nga operatori kontraktues që të respektohet afati kohor, duke e pasur parasysh edhe cilësinë e punimeve, të cilat duhet të jenë në përputhje me kontratën e nënshkruar.

Ndërsa banorët falënderuan kryetarin për fillimin e këtij projekti, që ndikon drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e kësaj ane.

Vlera totale e këtij projekti është 63.712.25, ndërsa afati kohor për përfundimin e punimeve është 59 ditë punë.