Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Klinë

NË SHTUPEL DHE GRABC PO VAZHDON PROJEKTI PËR SHTRIRJEN E RRJETIT TË KANALIZIMIT

2022/11/22 - 2:20

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, z. Enver Berisha, vizituan fshatrat Shtupel dhe Grabc, ku inspektuan nga afër vazhdimin e punimeve në shtrirjen e rrjetit të kanalizimit.
“Në shumë fshatra të Klinës kemi filluar realizimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore e po vazhdojmë me kryerjen e punimeve sipas dinamikave të parapara, duke i përmbushur kërkesat e shumta të qytetarëve.
Puna po vazhdon edhe në Shtupel dhe Grabc, ku po bëhet shtrirja e rrjetit të kanalizimit, projekt shumë i rëndësishëm për banorët e këtyre fshatrave”- ka thënë Elezaj.
Projekti financohet nga buxheti komunal dhe ka një vlerë prej afër 45 mijë euro, ndërsa do të bëhet shtrirja e 2150 metra rrjet të kanalizimit.