Republika e Kosoves

Klinë

NË SHTUPEL DO TË NDËRTOHET AMBULANTA E MJEKËSISË FAMILJARE

2021/04/29 - 9:32

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Shemsedin Berisha, sot kanë pritur në takim drejtorin e organizatës “Qëndresa Kosovare”, z. Islam Cakaj, me të cilin kanë biseduar lidhur me gjendjen socio-ekonomike në Komunën e Klinës dhe mundësitë e bashkëpunimit.

Z. Cakaj e informoi kryetarin Elezaj se organizata e tij, do të bëjë ndërtimin Ambulantes së Mjekësisë Familjare në fshatin Shtupel, projekt i cili do të realizohet përmes donacioneve nga populli i Kuvajtit.

Kryetari Elezaj falënderoi z. Cakaj dhe organizatën “Qëndresa Kosovare” për realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm, veçanërisht në këtë kohë të përhapjes së virusit COVID-19, dhe theksoi se komuna do të sigurojë token për ndërtim dhe do të kryejë të gjitha obligimet që e nevojshme.