Republika e Kosoves

Klinë

NË TË GJITHA SHKOLLAT NË KOMUNËN E KLINËS BËHET VENDOSJA E KAMERAVE

2022/10/06 - 4:05

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Arsimit, Qemajl Sejdija, kanë vizituar shkollën e mesme të ulët “Esad Mekuli” në Caravik, ku kanë parë nga afër kushtet në të cilat zhvillohet procesi mësimor dhe nevojat për investime të reja.

Në këtë shkollë, dhe në të gjitha shkollat tjera në komunën e Klinës, tashmë është bërë edhe vendosja e kamerave, investim i komunës së Klinës në vlerë afër 19 mijë euro.

“Një projekt i tillë ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e menaxhmentit të shkollave dhe një premtim i imi gjatë fushatës zgjedhore, që tashmë është realizuar.

Projekti i ardhshëm për shkollën e fshatit në Caravik do të jetë fusha e sportit, që do të realizohet në të ardhmen e afërt”, ka thënë Elezaj gjatë kësaj vizite.