Republika e Kosoves

Klinë

NË VIRGJILE TË DITËS SË FLAMURIT, VIZITË NË QYTETIN E GOSTIVARIT

2022/11/25 - 8:31

Në prag të 28 nëntorit, 110 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me kryesuesin e kuvendit, Fadil Gashi, anëtarë të kuvendit dhe drejtorë të drejtorive, janë duke qëndruar në një vizitë zyrtare në qytetin e Gostivarit.

“Ishte kënaqësi e veçantë të takoj kryetarin e komunës, z. Arben Taravari, të cilin e falënderova për pritjen vëllazërore. Me z. Taravari dhe bashkëpunëtorët e tij kemi shkëmbyer përvoja të qeverisjes komunale dhe biseduam për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy komunave tona, veçanërisht në aspektin kulturor dhe edukativ. Në vazhdën e manifestimeve për Festat e Nëntorit, në hapësirat e komunës së Gostivarit ndoqëm prezantime me motive kombëtare, përgatitur nga nxënësit e talentuar të shkollave të mesme të Gostivarit”.- ka thënë kryetari Elezaj gjatë vizitës në Gostivar.