Republika e Kosoves

Klinë

Nënkryetari Hoti takohet me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqri Bytyqin

2018/12/18 - 3:58

Nënkryetari i Komunës së Klinës, Besim Hoti, së bashku me Drejtorin e Arsimit dhe Drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Naser Morinën u takuan sot më Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqri Bytyqin.

Gjatë këtij takimi u bisedua për projektet infrastrukturore në shkolla dhe për hapjen e drejtimeve të reja në profesionale në shkollën e mesme profesionale “Fehmi Agani”, në Klinë, e cila ka lindur si nevojë e tregu të punës.

Nënkryetari Hoti,  e ka njoftuar Ministrin Bytyqi, për projektet komunale në kuadër të arsimit, që janë përfunduar dhe për ato që janë në realizim e sipër për vitin 2018.

Gjithashtu, edhe Drejtori i Arsimit në Klinë, Arben Limanaj, e ka informuar Ministrin Bytyqi ,në lidhje më kërkesat që i ka DKA-ja dhe që i ka dorëzuar me kohë në Departamentin e Infrastrukturës  në kuadër të MASHT-it. Njëherë edhe e ka falënderuar për mbështetjen që i ka dhënë kjo ministri , Departamentit të Arsimit në Klinë.

Ndërsa, Ministri Bytyqi, ka thënë se do ti mbështes projektet që lidhen me infrastrukturë në shkolla dhe do të vazhdoj bashkëpunimin e mirë më drejtorit komunale të arsimit në Kosovë.