Republika e Kosoves

Klinë

NËNSHKRUHEN KONTRATAT ME PËRFITUESIT E PROJEKTIT “INTEGRA”

2023/03/07 - 7:05

Sot, në sallën e konferencave të komunës, në prani të kryetarit të komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, nënkryetares znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, drejtorit të Qendrës për Punë Sociale, Ilir Bacaj, përfaqësues të projektit “Integra”, kanë nënshkruar kontratat përfituesit e këtij projekti nga komuna e Klinës.
Kryetari Elezaj ka uruar të gjithë përfituesit e projektit dhe ka falënderuar përfaqësuesit e projektit dhe bashkëfinancuesit për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të kontribuuar.
“Idetë, planet dhe premtimet që i kemi dhënë në fushatën zgjedhore po vazhdojmë t`i realizojmë. Një premtim që tashmë po realizohet është edhe mbështetja e projekteve të vetëpunësimit, krijimi i bizneseve të vogla, Start-Up, falë bashkëpunimit në projektin “Integra”.
Vlera e projektit është 20 000 euro, ndërsa në kuadër të këtij projekti kanë përfituar disa qytetarë, të rinj, gra dhe të riatdhesuar, të cilët kanë projektuar idetë e tyre dhe janë përzgjedhur nga bashkëpunëtorët në mënyrë krejt transparente. Ky nuk është projekti i parë e as i fundit i kësaj natyre dhe shpreh gatishmërinë time që të realizojmë edhe në të ardhmen projekte të tilla”, ka thënë kryetari Elezaj.
Projekti “Integra” financohet nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik – BMZ, Komuna e Klinës dhe po zbatohet nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus Kosovë në partneritet me WEntrepreneur Kosovë dhe me mbështetjen e Arbeiter Samariter Bund – ASB.