Republika e Kosoves

Klinë

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi në mes të Qendrës për Punë Sociale dhe Shoqatës “Caritas Umbria”

2018/12/17 - 12:28

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Klinë, Ilir Bacaj, sot e ka pritur për një takim përfaqësuesin e “Caritas Umbria”, që vepron në fshatin Leskoc të Klinës, Besart Bajraktari, ku kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit.

Ky memorandum bashkëpunimi është vazhdimësi dhe ka për qellim përmirësimin e veprimtarisë Institucionale në kuadër të ofrimit të Shërbimeve Sociale në Komunitet, rritjen e ndërgjegjësimit, lehtësimin e dialogut dhe nxitjen e bashkëpunimit në mes këtyre dy Institucioneve, për ofrim të shërbimeve sociale sa më cilësore për familjet në nevojë.