Republika e Kosoves

Klinë

Nesër tetëmbëdhjete fshatra të Klinës, tre orë pa rryme elektrike

2018/03/21 - 10:44

 

Më 22.03.2018, dite e enjte, tetëmbëdhjetë fshatra të Komunës së Klinës, do të mbesin pa energji elektrike për tre ore rresht për shkak të mirëmbajtjes preventive të daljeve problematike. Kjo bëhet e ditur nga KEDS-i.

Njoftimi i plotë i KEDS-it:

Më 22.03.2018 në NS 110/10kV Klina do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Klinavci (Kodi: 52000002) prej orës 10:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Klinavc, Gjurgjevik i Vogël, Kërnicë, Shtupel, Bingjë, Grapc, Leskoc, Krushevë e Vogël, Radulloc, Pataqan, Zllakuqan, Krushevë e Madhe, Ranoc, Berkovë dhe Rudicë.

Arsyeja e ndërprerjes: Revizion –mirëmbajtje preventive në daljet problematike.

Po ashtu, më 22.03.2018 në NS 35/10kV Klina do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Jagoda (Kodi: 52056005) prej orës 13:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Jagodë, Budisalcë dhe Stupë.