Republika e Kosoves

Klinë

NGA AKTIVITETI I SOTËM, FILLON ASFALTIMI I DY RRUGËVE LOKALE TË FSHATIT POGRAXHË

2018/04/16 - 8:40

Se, Komuna e Klinës, në krye me Kryetarin e saj,  Zenun Elezaj, është  e interesuar në  ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të  kësaj komune, dëshmojnë edhe fillimet e realizimit të disa projekteve infrastrukturore në këtë komunë.

Kështu që, sot  në fshatin Pograxhë të Komunës së Klinës, do të fillojnë punimet në asfaltimin e dy rrugëve të këtij fshati, projekte të financuara nga Komuna.

Rruga ka një gjatësi  prej 2.200 metra, ndërsa i tërë projekti ka kushtuar 99.683,500 euro. Punimet pritet të përfundojnë brenda afatit optimal brenda 100 ditëve. Punimet e asfaltimit të këtyre rrugëve do të kryhen nga  “Benita Company”, nga Klina.

Kryetari i Komunës, Zenun Elezaj, tha se me këtë investim po përmbyllet  një periudhë  shumë e vështirë e banorëve të këtij fshati dhe ballafaqimeve me problemet e deritashme. “Me asfaltimin e këtyre rrugëve për banorët e këtij fshati do të krijohen kushte komode për qarkullim”, ka theksuar kryetari Elezaj.