Republika e Kosoves

Klinë

Nisin punimet e asfaltimit të rrugëve në fshatin Poterç në gjatësi prej 5 km

2018/07/04 - 1:36

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj i shoqëruar nga drejtori i Urbanizmit, Lorenc Marleku dhe drejtori i Financave, Aziz Desku, ka përcjell nga afër sot fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugëve në fshatin Poterç.

Ky investim kap vlerën prej 258.804,04€ dhe është në bashkë financim me Ministrinë e Infrastrukturës. Gjatësia e rrugës është 5.786,00 metra, ndërkaq, sipas marrëveshjes në mes Komunës dhe operatorit, plani për implementimin e këtij projekti është në afat prej 89 ditë pune.“Mirusha Company” është ajo e cila do ti kryej këto punime.

Investimet në infrastrukturën rrugore, kryetari Elezaj i vlerësoi si investime shumë të rëndësishme sa i përket funksionalitetit dhe detyrimeve për të krijuar kushte më të mira për qytetarët  dhe lehtësim në qarkullim më komod.

Banorët e fshatit Poterç po i  gëzohen asfaltimit të rrugës, pasi që është kërkesë e kahershme e tyre dhe më në fund po realizohet.

Rruga e deritanishme, e cila tashmë veç po asfaltohet , deri me tash ka qenë tepër në gjendje të keqe dhe ka shkaktuar telashe të mëdha në lëvizje sidomos gjatë stinës së dimrit.

Në këtë fshat  deri me tani qysh nga paslufta nuk ka pasur investime infrastrukturore dhe mirëqenia e qytetarëve të këtij lokaliteti ka munguar.