Republika e Kosoves

Klinë

NJËSIA E ZJARRFIKËSVE NË KLINË PAJISET ME MJETE TË REJA PËR INTERVENIME

2022/09/02 - 1:24

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qendrim Millakun, dhe komandantin e stacionit të Policisë në Klinë, Ragip Bytyqi, kanë vizituar Qendrën e Zjarrfikësve në Klinë, ku nga buxheti komunal është bërë blerja e pajisjeve të nevojshme për zjarrfikësit që të intervenojnë në raste të aksidenteve të trafikut, që do të ndikojë edhe në lehtësimin e punës edhe të Policisë së Kosovës si dhe të menaxhimit më të mirë të rasteve të tilla.
“Përmirësimi i kushteve të punës për zjarrfikësit në Klinë ka qenë një nga kërkesat e tyre, për çka ne po investojmë në sigurimin e pajisjeve të nevojshme për punë. Ne kemi planifikuar edhe projekte të tjera, më të mëdha e edhe më të nevojshme, për Qendrën e zjarrfikësve në Klinë, të cilat do të realizohen në të ardhmen e afërt “,ka thënë Elezaj.