Republika e Kosoves

Klinë

Njoftim lidhur me skenarët e mësimit në Shkollën e Mesme të Ulët “Motrat Qiriazi” dhe Shkollën e Mesme Profesionale “Fehmi Agani” në Klinë

2020/11/16 - 4:46

Komuna e Klinës njofton se duke pasur parasysh rritjen e numrit të të infektuarve me virusin COVID-19 dhe konfirmimin e disa mësimdhënësve me këtë virus, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, shkolla fillore e mesme e ulët “Motrat Qiriazi” në Klinë ka kaluar nga skenari A në skenarin C(mësim on-line) për dy javë.
Po ashtu, shkolla e mesme profesionale “Fehmi Agani” është duke punuar me skenarin A për klasat e 10-ta dhe C për klasat e 11-ta e 12-ta.
Të gjitha shkollat tjera janë duke punuar sipas skenarit A të MASH-it, pra në objekte shkollore dhe janë duke respektuar në përpikëri udhëzimet e caktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, siç janë dezinfektimi i objekteve shkollore, mbajtja e maskave dhe dezinfektimi i duarve, mbajtja e higjienës dhe distancës, ulja e vetëm një nxënësi në bankë etj.
Megjithatë, dy javët e fundit është rënduar gjendja me rritjen e numrit të të konfirmuarve me COVID- 19. Aktualisht janë 24 mësimdhënës aktivë me COVID- 19 dhe 1 punëtor ndihmës, 23 mësimdhënës të vetizoluar si raste kontakti të familjarëve të tyre dhe 13 nxënës të izoluar si shkak i familjarëve të infektuar.
Duke e parë rritjen e numrit të të infektuarve, Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bënë apel tek të gjithë qytetarët që të shtojnë kujdesin dhe t`i respektojnë udhëzimet e mjekëve dhe masat e vendosura nga institucionet përgjegjëse, në mënyrë që të shtojmë kujdesin për shëndetin tonë dhe shoqërisë, por edhe të na bëhet më e lehtë vazhdimi i procesit mësimor në kushte normale dhe kthimi i normalitetit në vend.