Republika e Kosoves

Klinë

NJOFTIM NGA DREJTORIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

2021/10/05 - 4:53

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Klinës njofton të gjithë fermerët se pas shumë kërkesave të bëra në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kanë arritur të zgjasin afatin për aplikim për subvencione deri më datën 11 tetor 2021, ora 16:00.

Drejtori Morina bënë thirrje që fermerët të aplikojnë për termine dhe gjithashtu t`i respektojnë masat e IKSHPK-së lidhur me masat kundër Covid-19 në hapësirat e Komunës gjatë aplikimit, duke respektuar orarin e termineve.

Me respekt,
Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Naser Morina.