Republika e Kosoves

Klinë

Njoftim nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për repelim të kafshëve

2019/03/21 - 3:47

Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike, krime-kongo(EHK),  në Komunën e Klinës do të fillojë fushata e repelimit(dezinsektimit) të kafshëve.

Kjo fushatë financohet nga Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Klinës.

Fushata e repelimit të kafshëve do të  fillojë të zbatohet në 13 fshatra të Komunës së Klinës, të cilat rrezikohen më shumë nga kjo sëmundje, e të cilat janë:

Çabiq, Zabërgj, Caravik, Rixhvë, Doberdol, Ujmir, Gllarevë, Përqevë, Volljakë, Dush, Qupevë, Kpuz dhe Sferkë.

Repelimi i kafshëve do të zgjasë sipas nevojave të paraqitua në teren.