Republika e Kosoves

Klinë

Njoftim nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente

2021/07/24 - 12:22

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, njofton qytetarët, respektivisht klientët e KRM “Ambienti” njësia në Klinë, se nga dita e hënë, datë 26 korrik, do të fillojë aplikimi për kontejnerë familjarë 120 litërsh.
Aplikimi duhet të bëhet individualisht, nga qytetarët të cilët paraprakisht nuk janë pajisur me kontejnerë, deri më datë 30 korrik.
Shpërndarja e kontejnerëve do të behët nga KRM “Ambienti” njësia në Klinë, në bashkëpunim dhe mbikëqyrje të Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente në Klinë.