Republika e Kosoves

Klinë

Njoftim nga Komanda e NATO-s, Grupi Shumëkombësh i Betejës-Perëndim (MMBG-W)

2019/04/15 - 2:46

Komanda e NATO-s, Grupi Shumëkombësh i Betejës-Perëndim (MMBG-W) dhe Ekipi i Monitorimit Ndërlidhës (LMT) Klinë, ka informuar Komunën e Klinës se nesër, më datë 16.04.2019, në fshatin Binxhë dhe Grabc do të mbahet një ushtrim i KFOR-it. Ushtrimi do të fillojë në orën 07:00 të mëngjesit me transferimin e automjeteve të armatosura nga baza në Pejë dhe do të përfundojë deri në orën 12:00. Gjatë këtij ushtrimi do të ketë edhe fluturime me Helikopter.