Republika e Kosoves

Klinë

Njoftim nga Komanda e NATO-s, Grupi Shumëkombësh i Betejës-Perëndim (MMBG-W)

2019/01/14 - 12:31

Komanda e NATO-s, Grupi Shumëkombësh i Betejës-Perëndim (MMBG-W), ka informuar Komunën e Klinës për ushtrimet “Bull Catcher”, të cilat do të ekzekutohet më 19 janar nga ora 16:00 deri në orën 22:00 në zonën e aeroportit të Krushevës.  Në këto ushtrime do të  jenë 90 ushtarë pjesëmarrës dhe tre helikopterë që kryejnë fluturime në këtë zonë. Ushtrimi nuk do të ketë ndikim në mjedis.