Republika e Kosoves

Klinë

NJOFTIM PËR DEBATE ME PUBLIKUN – KORNIZA AFATMESME BUXHETORE 2023-2026

2022/06/15 - 9:59

Duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, nr. 03/L-040, Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, nr.03/L-048, nenit 92 të Statutit të Komunës së Klinës, si dhe Rekomandimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa, Drejtoria e Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit lëshon këtë:
N J O F T I M
Njoftohen qytetarët e Komunës së Klinës, që më datat e poshtëshënuara, mbahen tubimet me qytetarë lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore 2023-2026 sipas këtij kalendari:
– Lokalitetet: Sferkë, Qupevë, Volljakë, Dush dhe Përçevë , më 20.06.2022, në ora 17:00, në objektin e Shkollës Fillore në Sferkë;
– Lokalitetet: Gllarevë, Rixhevë, Zabërgjë dhe Stepanicë, më : 20.06.2022, në ora 18:30, në objektin e Shkollës Fillore në Gllarevë;
– Lokalitetet: Grabanicë, Bokshiq, Dollovë, Qeskovë dhe Kpuz, më 20.06.2022, në ora 19:30, në objektin e Shkollës Fillore në Grabanicë;
– Lokalitetet: Zllakuqan, Radulloc, Pataqan, Krushevë e Vogël, Ranoc dhe Leskoc, më 21.06.2022, në ora 17:00, në objektin e Shkollës Fillore Zllakuqan;
– Lokalitetet: Jashanicë, Pograxhë, Resnik, Gjurgjevik i Madh dhe Dush, më 21.06.2022, në ora 18:30, në objektin e Shkollës Fillore në Jashanicë;
– Lokalitetet: Ujmirë, Siqevë, Çabiq, Dobërdol dhe Shtaricë, më 21.06.2022, në ora 19.30 në objektin e Shkollës Fillore në Ujmirë;
– Lokalitetet: Drenoc, Pjetërq i Epërm, Pjetërq i Poshtëm dhe Dugajevë, më 22.06.2022, në ora 18:00, në objektin e Shkollës Fillore në Drenoc.
Kërkojmë nga qytetarët që të marrin pjesë në këto dëgjime të KAB-it, sepse është në interesin e tyre.