Republika e Kosoves

Klinë

NJOFTIM PËR MEDIET DHE OPINIONIN E GJERË

2018/12/26 - 4:05

 

Njoftojmë mediet dhe opinionin e gjerë, se Akademia përkujtimore dhe  ngritja e bustit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, që ishte e paraparë për t’u organizuar më datën 27.12.2018 (e enjte), në Klinë, do të  do të shtyhet për një  datë tjetër.

Komuna e Klinës dhe Këshilli organizativ i këtij manifestimi, edhe pse  të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti i kishte bërë me kohë për këtë datë të caktuar, mirëpo për shkak të mosfinalizimit të derdhjes së bustit në bronz nga ana e punëkryerësit jemi  detyruar ta bëjmë zhvendosjen e kësaj date në një datë tjetër.

Mediet, po ashtu edhe opinioni  i gjerë  do të informohen me kohë rreth caktimit të datës së mbajtjes së këtij aktiviteti.

Komuna dhe Këshilli organizativ kërkojnë mirëkuptim  për këtë  shtyrje nga ana e qytetarëve dhe opinionit të gjerë.

 

Klinë, më 26.12.2018                                                               Këshilli Organizativ