Republika e Kosoves

Klinë

ODA E AFARIZMIT TË KOSOVËS PREMTOI INVESTIME TË KONSIDERUESHME

2018/05/04 - 11:13

Në Klinë, organizuar nga kryetari I Komunës së Klinës, Odës së Afarizmit të Kosovës dhe të Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, është mbajtur n jë takim rreth realizmit të disa projekteve  me rëndësi vitale për fushën e bujqësisë.

Në këtë takim mori pjesë Kryetari I Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, me bashkëpunëtorët, z. Naser Morina, drejtor i DBZHR dhe ekspertë të tjerë të të kësaj fushe.

Ndërkaq, nga Oda e Afarizmit të Kosovës, përfaqësuan kryetari I kësaj Ode, z. Skënder  Krasniqi, Donika Gashi, koordinatore, Qëndresa Ibrahimi, zyrtare  për komunikim dhe biznese, Afrim Berisha nga qumështorja “Bylmeti” etj.

Tema bosht e këtij takimi në mes të udhëheqjes komunale dhe atyre të Odës së Afarizmit të Kosovës, kishte të bëjë me : krijimin e mundësive për investime kapitale në Komunën e Klinës.

Kryetari I Komunës së Klinës Zenun Elezaj dhe drejtori I Drejtorisë së BPZHR Naser Morina i falënderuan përfaqësuesit të Odës për interesimin e tyre dhe besimin për të investuar në Komunën e Klinës, njëherësh u shprehen të gatshëm dhe të hapur për krijimin e mundësive për investime në Komunën e Klinës.

Nga përfaqësuesit e Odës u premtua që për Komunën e Klinës pritet që  të realizohen investime në vlerën  2-3 milionë euro.

Kryetari Elezaj, iu premtoi që ky komunikim dhe bashkëpunim i ndërsjellë I Komunës së Klinës dhe I Odës së Afarizmit të Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe Komuna mirëpret çdo investim që do të bëhet në këtë komunë.