Republika e Kosoves

Klinë

Operatorëve u kërkohet kryerja e punëve sipas kontratës 

2018/03/16 - 12:48

Nga takimi i Kryetarit të Komunës së Klinës,  Zenun Elezaj me operatorë ekonomikë

Kryetari, Elezaj, ka kërkuar nga punëkryerësit (operatorët), që punimet të fillojnë sa më parë duke u respektuar afati kohor dhe cilësia e punimeve të jetë  konform  kontratave, në të kundërtën do të penalizohen dhe përjashtohen nga konkurrenca në Komunën tonë

 

Me iniciativë të kryetarit të  Komunës së Klinës,  Zenun Elezaj, janë realizuar takime me operatorët ekonomikë, të cilët kanë fituar projektet në vitin 2017 dhe që akoma nuk kanë përfunduar. Në takim kanë marrë pjesë edhe drejtori i Urbanizmit, Lorenc Marleku, drejtori për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim,  Aziz Desku dhe menaxheri i projekteve, Abaz Foniqi.

Kryetari, Elezaj, ka kërkuar nga punëkryerësit (operatorët), që punimet të fillojnë sa më parë duke u respektuar afati kohor dhe cilësia e punimeve të jetë  konform  kontratave, në të kundërtën do të penalizohen dhe përjashtohen nga konkurrenca në Komunën tonë.

Drejtori për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, Aziz Desku, i ka njoftuar operatorët se mjetet buxhetore për realizimin e këtyre projekteve ekzistojnë.

Kompanitë pjesëmarrëse u zotuan se këto projekte do të përfundojnë në përputhje me planin dinamik dhe cilësinë e paraparë me kontratë.