Republika e Kosoves

Klinë

Pastrohen hapësirat publike në qytet

2021/04/07 - 2:45

Sot, Komuna e Klinës, respektivisht punëtorët e angazhuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, kanë bërë pastrimin e hapësirave publike në sheshe dhe rrugë të qytetit.
Pastrimi dhe rregullimi i hapësirave publikë është bërë po ashtu edhe pranë lumit “Klina”.
Komuna e Klinës, respektivisht DSHPE, do të vazhdojë të mirëmbajë hapësirat publike në të gjithë qytetin e Klinës.