Republika e Kosoves

Klinë

Përurohet fusha e sportit në shkollën “Azem Bejta” në Grabanicë

2021/05/21 - 2:46

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, z. Enver Gashi, së bashku me Kolonel Francesco Maioriello nga KFOR-i italian, përuruan sot ndërtimin e fushës së re sportive në shkollën fillore “Azem Bejta” në Grabanicë, investim ky i KFOR-it italian. Ky projekt ka një vlerë rreth 11 mijë euro, ndërsa ka një rëndësi të veçantë për nxënësit e shkollës për zhvillimin e aftësive të tyre në sport.
Kolonel Maioriello është shprehur i lumtur me realizimin e këtij donacioni. Ai theksoi se investimet në shkolla janë të rëndësishme, sepse nga këto institucione ndërtohet e ardhmja e shtetit.
Drejtori Gashi falënderoi Kolonel Maioriellin dhe KFOR-in italian për bashkëpunimin. Ai gjithashtu shtoi se ky investim mjaft i qëlluar do të ndihmojë në realizimin e aktiviteteve sportive më profesionale dhe me parametra bashkëkohorë.
Ndërsa drejtori i shkollës, Astrit Muhaxheri, në emër të prindërve dhe stafit të tij falënderoi KFOR-in italian dhe zyrën e CIMIC për këtë investim dhe bashkëpunimin e pakursyer të deritanishëm.