Republika e Kosoves

Klinë

Përfaqësues të Institutit Arkeologjik vizituan Klinën

2019/05/13 - 6:29


Sot, Komunën e Klinës e kanë vizituar përfaqësues të Institutit Arkeologjik të Kosovës, të cilët janë pritur në takim nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Skender Merturi, dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte të diskutohet mbi mbrojtjen dhe ruajtjen e zonës arkeologjike në fshatin Dresnik prej 64 hektarësh dhe perimetri i asetit prej 16.7 hektarë.

Me këtë rast drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Merturi, i falënderojë përfaqësuesit e Institutit Arkeologjik të Kosovës për bashkëpunimin e deri tashëm dhe konfirmoi se komuna e Klinës do të vazhdojë në zbatimin e ligjeve të Republikës së Kosovës në ruajtjen e këtij aseti unik dhe të rëndësishëm që ka Klina.

Ndërsa Elvis Shala nga Instituti Arkeologjik vlerësoi rëndësinë e zonës arkeologjike në Dresnik dhe theksoi se është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për këto asete të trashëgimisë kulturore.