Republika e Kosoves

Klinë

PËRFUNDOI NATA E DYTË E FESTIVALIT FOLKLORIK, “I KËNDOJMË LIRISË”

2022/06/08 - 4:21

Në sheshin kryesor të qytetit të Klinës, “Mujë Krasniqi”, mbrëmë u mbajt nata e dytë e festivalit folklorik, “I këndojmë lirisë”.
Mbrëmë në konkurrim morën pjesë ansamblet e këngëve dhe valleve “Zëri i Kamenicës”, nga Kamenica, “Zëri i luginës”, nga Bujanovci, “Stagova”, nga Kaçaniku, “Anamorava”, ngaVitia”, “Drenica”, nga Skenderaj, “Bajram Curri”, nga Prishtina si dhe rapsodët Sali e Feriz Krasniqi, Lutfi Istogu, Besim Elshani dhe Ali Lestrani, Shkëlzen Kelmendi me grup dhe të tjerë.
Këngët dhe vallet me të cilat u paraqitën grupet artistike pjesëmarrëse që jehuan në sheshin “Mujë Krasniqi”, dëshmuan thesarin folklorik, artin e shtrenjtë kombëtar e traditën tonë të çmuar.
Ky program i larmishëm ka bashkuar në sheshin “Mujë Krasniqi”, shumë qytetarë të Klinës dhe vendeve të tjera.