Republika e Kosoves

Klinë

PËRFUNDON ASFALTIMI I RRUGËS SFERKË-RUD

2020/04/28 - 4:50

Kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga kryesuesi i kuvendit, z. Fadil Gashi dhe drejtori i Arsimit, z. Enver Gashi, sot kanë inspektuar realizimin punimeve në asfaltimin e rrugës që lidhë fshatrat Sferkë dhe Rud.
Kryetari Elezaj ka theksuar se realizimi i këtij projekti, që lidhë fshatrat e komunës së Klinës dhe Malishevës me rrugë të asfaltuar, është shumë i rëndësishëm për mirëqenien e qytetarëve veçanërisht të këtij lokaliteti, të cilët tashmë do të kenë shumë më të lehtë qarkullimin.
Realizimi i këtij projekti, që ka një gjatësi prej 4 kilometra, është bërë nga REA SH.P.K, ndërsa është financuar nga Ministria e Infrastrukturës.