Republika e Kosoves

Klinë

Përfunduan punimet për asfaltimin e rrugëve në Stupë dhe Rudicë

2022/11/22 - 2:16

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Enver Berisha, kanë vizituar fshatrat Stupë dhe Rudicë, ku kanë parë nga afër punimet që janë bërë për asfaltimin e rrugëve lokale, një kërkesë kjo e banorëve të kësaj ane.
“Ky është një projekt i financuar nga komuna e Klinës që ka një vlerë buxhetore afër 80 mijë euro, ndërsa ne do të vazhdojmë me realizimin e projekteve të tilla për përmirësimin e infrastrukturës rrugore deri në përmbushjen e të gjitha kërkesave të qytetarëve”- ka thënë kryetari Elezaj.