Republika e Kosoves

Klinë

PËRKUJTOHEN DËSHMORËT E KOMBIT

2021/07/28 - 12:44

Sot, Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me bashkëpunëtorë, përfaqësues të OVL-UÇK-së, veteranë të luftës, familjarë të të rënëve për liri dhe qytetarë, sot, në shenjë përkujtimi e nderimi për gjashtë dëshmorët e kombit të rënë më 29 korrik 1998, Shefqet N. Hasanaj, Ramiz J. Gashi, Nazmi N. Gashi, Xhafer L. Gashi, Rizah S. Gashi, Alush Z. Berisha, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë varreve të dëshmorëve në kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë.

Kryetari Elezaj ka thënë se ne jemi çdo herë krenar me kontributin, sakrificën e veprën e tyre heroike dhe duhet të punojmë bashkë për arritjen e qëllimit e amanetit të dëshmorëve, që ky popull të jetojë më mirë.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!