Republika e Kosoves

Klinë

Përkujtohet ish mësimdhënësi dhe ish kryetari i komunës së Klinës, Ismet Raci

2019/03/07 - 2:36

Më rastin e ditës së mësuesit, 7 marsin, Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga nënkryetari, Besim Hoti, kryesuesi i kuvendit, Fadil Gashi dhe përfaqësues të institucioneve arsimore dhe qytetarë bënë homazhe dhe u vendosen buqeta me lule te busti i të ndjerit.

Ismet Raci, ishte kryetari i parë i Komunës së Klinës dhe mësimdhënës për shumë vite. Ai ishte atdhetar që u sakrifikua në rrugën e lirisë e demokracisë, ia kushtoi një jetë të tërë edukimit dhe arsimimit.