Republika e Kosoves

Klinë

Përkujtohet Mujë Krasniqi-komandant Kapuçi në 23 vjetorin e rënies

2021/12/14 - 7:34

Sot, në 23 vjetorin e rënies heroike të Mujë Krasniqit, komandant Kapuçit dhe 41 dëshmorëve tjerë, të cilët ranë heroikisht në kufirin shqiptaro-shqiptar në Pashtrik, më 14 dhjetor të vitit 1998, kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me kryetarin e Skenderajt, z. Fadil Nuren, nënkryetarin z. Sami Lushtaku, mixhën Halil Krasniqin, përfaqësues të OVL-UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, bashkëpunëtorë të komunës e qytetarë, në shenjë nderimi e përkujtimi për këta pishtarë të lirisë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh në memorialin e dëshmorëve në Morinë të Skenderajt.

Më këtë rast kryetari Elezaj tha se komandant Kapuçi dhe të rënët tjerë u flijuan për lirinë e atdheut. Ai theksoi se Mujë Krasniqi ishte luftëtar trim, atdhetar i madh, komandant i denjët si dhe rapsod që i këndonte luftës, heronjve e frymëzonte luftëtarët e lirisë.

Po ashtu, homazhe janë bërë edhe pranë shtatores së komandant Kapuçit në Klinë.