Republika e Kosoves

Klinë

PËRKUJTOHET OSMAN GASHI

2022/05/24 - 11:16

Stafi i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me familjarë, miq e bashkëpunëtorë kanë përkujtuar sot themeluesin dhe drejtorin e parë të Qendrës së Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, poliartistin e shquar Osman R. Gashi.

Osman Gashi aktor, regjisor, piktor e krijues letrar, ishte ndër themeluesit e parë dhe drejtori i parë i Qendrës së Kulturës “Jehona e Dukagjinit” emër të cilin ia vuri vet ai dhe pikërisht aty vuri themelet e zhvillimit të jetës kulturore në Klinë, të teatrit, dramaturgjisë, letërsisë e pikturës që nga viti 1969.

Drejtoresha Gashi theksoi se për të është nder të jetë pjesë e gjithë historisë së zhvillimit të jetës kulturore në Klinë dhe të jetë sot mes njerëzve që rrëfyen gjithë vlerat e çmuara që qëndrojnë brenda kësaj qendre dhe unifikohen me emrin e Osman R. Gashit dhe shumë miqve të tij që ishin sot të pranishëm.