Republika e Kosoves

Klinë

PËRMBYLLEN TAKIMET ME PUBLIKUN NËPËR LOKALITETE

2022/09/01 - 3:42

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Financave dhe Zhvillimit Ekonomik dhe bashkëpunues të tjerë, kanë vizituar bashkësinë e lokaliteteve në Shtupel, ku morën pjesë edhe përfaqësues të fshatrave Kërrnicë, Grabc dhe Binxhë me ç ‘rast është mbajtur takim publik me qytetarë lidhur me Draft-buxhetin e Komunës së Klinës për vitin 2023.

Gjatë këtij takimi, kryetari Elezaj bashkë me banorët e këtyre zonave kanë diskutuar për investimet kapitale, kërkesat dhe nevojat e atyre të cilat do të projektohen në vitin në vazhdim. Komuna e Klinës do të mbajë takimin përmbyllës në sallën e Kuvendit me datë 13 shtator 2022.

Për të gjithë qytetarët e interesuar për Draft-buxhetin për vitin 2023, mund ta gjejnë të publikuar në web faqen zyrtare të Komunës së Klinës.