Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Klinë

PËRMBYLLET “JAVA E KULTURËS” NË KLINË

2022/11/22 - 2:33

Me shfaqjen e katër filmave të metrazhit të shkurtër, si: “Lulja që nuk vyshket”, “Pema e Jetës”, “Devils Breeth” dhe “Jeta Rozë”, të regjisorëve të rinj, Dardan Kabashi, Alban Kaqiu dhe Arlind Islami, është përmbyllur “Java e Kulturës” në Klinë.
Nën duartrokitjet e publikut për filmat e prezantuar, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Fatjona Gashi, uroi regjisorët e rinj të Fakultetit të Arteve në Prishtinë për punën e tyre me shpresën që ata të na përfaqësojnë me suksese të larta edhe në arenën ndërkombëtare.
“Drejtoria do të jetë çdoherë në mbështetje të artistëve të rinj, përkrah atyre që punojnë me pasion dhe promovojnë artin kudo, duke kultivuar kështu tek të tjerët kreativitet e motivim e ndjenjën më të bukur të të shprehurit.
Realizimet tuaja prekshin majat e suksesit ndërkombëtar!” – ka shtuar në fund drejtoresha Gashi.