Republika e Kosoves

Klinë

Përurohen rrugët e asfaltuara në fshatin Deiq të Klinës

2018/11/09 - 1:34

Është bërë përurimi i përfundimit,  të asfaltimit të tri rrugëve, në fshatin Deiq të Klinës. Kryetari Elezaj, ka marr pjesë në këtë ceremoni, së bashku me Drejtorin e Urbanizmit, Lorenc Marleku, dhe Drejtorin e Administratës, Binak Syla.  Gjatë ceremonisë , Elezaj ka thënë se: Projektet për asfaltimin e rrugëve në Komunën e Klinës , vijnë si rezultat i angazhimit të komunës në plotësimin e kërkesave të banorëve dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Kryetari  Elezaj,  ka përuruar edhe asfaltimin e rrugës, në lagjën Palucaj, në Klinë, si dhe ka inspektuar punimet e rrugës në fshatin Zajm.