Republika e Kosoves

Klinë

PËUROHET RIKONSTRUKSIONI I SHKOLLËS SË MESME “LUIGJ GURAKUQI”

2021/09/08 - 2:31

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, së bashkë me drejtorin e Arsimit, z. Enver Gashi, drejtorin e SH.M.L. “Luigj Gurakuqi”, z. Xhafer Bashota, kanë pritur në takim përfaqësuesin e Komandës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Major Stephen Rose dhe përfaqësuesen e Ministrisë së Arsimit, znj. Edita Buçinca, ku së bashku kanë marrur pjesë në përurimin e rikonstruksionit të shkollës “Luigj Gurakuqi” në Klinë.

Ky projekt përfshinë rinovimin e sallës së edukatës fizike dhe pjesën tjetër të objektit shkollor.

Gjatë bashkëbisedimit, kryetari Elezaj është shprehur i kënaqur që ambientet e shkollës së mesme “Luigj Gurakuqi”, që tanimë kanë pësuar ndryshime pozitive, shumë të nevojshëm dhe theksoi se i jemi mirënjohës përfaqësuesve të partneritetit dhe ministrisë së arsimit për këtë investim.